Lajme
Biden akuzon Trumpin se është dorëzuar në luftën me Covid-19
Kandidati demokrat për president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka akuzuar presidentin aktual Donald Trump se është “dorëzuar” para pandemisë dhe po dështon të rrijë i përgatitur për një valë të re që mund të rrezikojë rimëkëmbjen ekonomike.
“Populli amerikan ka sakrifikuar shumë për të luftuar këtë virus… mund të humbim progresin që kemi nisur ta bëjmë. Krejt kjo sepse ai ka humbur interesimin. Tani është i dorëzuar në këtë betejë”, ka thënë Biden.
Trumpi është shprehur i vendosur të rihapë ekonominë dhe të vazhdojë kampanjën politike, edhe pse numri i rasteve të reja ka nisur të rritet sërish, me një rekord rastesh të paraqitura në disa shtete këtë javë.
Presidenti planifikon të nisë kampanjën për herë të parë që kur njerëzit ishin detyruar të izoloheshin tre muaj më parë.
“Ai është aq i vendosur që t’i kthehet kampanjës sa që po i vë në rrezik njerëzit”, ka vazhduar Biden.
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










