17 vjeçari shqiptar, bos i një bande të drogës
17 vjeçari, i kapur në dhjetor të vitit të kaluar, ka vepruar në disa kantone të Zvicrës dhe ka bërë tregti me 25 kilogramë heroinë
Një shqiptar 17 vjeçar, me qëndrim në Zvicër, është identifikuar nga policia si kreu i një bande trafikatësh të lëndëve narkotike. I mituri, i kapur në dhjetor të vitit të kaluar, ka vepruar në disa kantone të Zvicrës dhe, së bashku me bandën, ka bërë tregti me 25 kilogramë heroinë, njofton blick.ch.
Duke iu referuar burimeve policore, vlerësohet se nga shitja e kësaj droge në rrugë do të fitoheshin 1 milion e 500 mijë fraga.
Aktualisht policia e Gjenevës po heton kundër katër të përfshirëve të tjerë, në mesin e të cilëve është edhe vëllai më i vjetër i “bosit”.
I mituri, sipas policisë, e drejtonte organizatën e tij me një autoritet të madh. Ai madje, duke mos pasur vetë leje drejtimi të automjetit, për shofer të vetin e shfrytëzonte vëllanë më të madh.
17 vjeçari do të përgjigjet para një gjykate për të rinj në Cyrih, ku dënimi maksimal që mund të marrë është 4 vjet burg. Ndërsa të paditurit tjerë, që do të gjykohen në Gjenevë, pritet të marrin dënime deri në 20 vjet burg, shkruan blick.ch
E-Diaspora
-
Shqiptari i dënuar në Londër rrezikon ekstradimin në Kosovë Shqiptari i dënuar për përdhunim në Britani, përballet me ekstradim në Kosovë për grabitje të armatosur... -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga -
Orari i Fundvitit për Shërbimet Konsullore në Austri -
Ankara
Shqiptarët në Ankara kremtojnë 113-vjetorin e Pavarësisë
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje











